E dhimbshme: Ky është 56-vjeçari që u gjet pa shenja jete në banesën e tij
Mbrëmë u raportua për një vdekje të dyshimtë në rrugën ‘Xheladin Kurbaliu’ në Prishtinë, ku një person ishte gjetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se viktima është Mazllum Hajda, 56-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, dëshmitarët kanë bërë thirrje për ndihmë, pasi kanë vërejtur trupin e të ndjerit në korridorin e banesës së tij, dera e së cilës ishte e hapur.
Ekipi mjekësor i Emergjencës dhe Policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Njësitë policore kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.