Lajme

“Dobreveçe” Moderatori e përshëndet në serbisht Mimoza Kusarin

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së. Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.

Në fakt, Ermal Panduri, udhëheqës i emisionit, fillimisht e përshëndeti Kusari-Lilën në gjuhën serbe.

“Dobroveçe” – i tha Panduri, që do të thotë mirëmbrëma.

E njëjtë ia ktheu edhe Kusari-Lila, duke i thënë “dobroveçe”.

“Mirëmbrëma, dobreveçe” – ia ktheu Kusari-Lila.