Lajme

Këta janë babë e bir që përfunduan në pranga, njëri për dhunë ndaj gruas e tjetri për armëmbajtje pa leje

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Kështu ka vepruar pasditen e sotme një grua nga Prizreni e cila ishte duke përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Egzon dhe Kujtim Jakupi.

Sipas burimeve, Egzoni dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsam e babai i tij, Kujtimi dushohet për “Armëmbajtje pa leje”.

Kujtojmë se rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai the se, Policia me të shkuar te shtëpia e të dyshuarit ka hasur në armë ilegale të cilat i kanë sekuestruar.

“Rasti është raportuar rreth ores 18:40, dyshohet se i dysbuari mashkull rreth 25 vjeçar e ka sulmuar bashkëshortën e tij. Gjatë intervistimit është kuptuar se babai i të dyshuarit posedon armë ilegale”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se Policia ka konfiskuar një kallash AK 47, një pistoletë simulation dhe 700 fishekë.

Ndërsa 25-vjeçari dhe babai i tij, pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë.