Seks me pagesë: Arrestohen vajza 20-vjeçare dhe dy burra të dyshuar për prostitucion
Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Në vazhdimësi zbulohen raste ku janë të përfshirë të rinjtë që dyshohen për marrje me prostitucion, por edhe personat në moshë të shtyrë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se për një rast të tillë, Policia ka arrestuar tre persona në Gjakovë, të cilët dyshohen se janë marrje me prostitucion.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 20-vjeçare dhe dy burra, një 22 e tjetri 38-vjeçar, të cilët dyshohet se janë marrë me prostitucion në një motel në Gjakovë.
Sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale, për përfitime materiale, veprimtari kjo që dyshohet se e kanë kryer që një kohë.
Pas zbulimit të rastit, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me t’u përfunduar procedurat policore, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën kompetente.