KryesoreLajme

Këta janë katër policët e arrestuar, u sulmuan me çekan nga tre qytetarë (Emrat/Foto)

Katër policë të Kosovës janë arrestuar nga Inspektorati i Punës pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik derisa gjendeshin jashtë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Zyrtarët e arrestuar nga IPK janë:


Shqiprim Quka

Valmir Maqastena

Gentrit Emini

Dardan Syla

Veriu.info mëson nga burimet e saj se katër zyrtarët policor të lartpërmendur, janë sulmuar me çekiç nga tre qytetarë tjerë në dalje të autostradës në fshatin Mazgit.

Arrestimin e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës, me datë 05.07.2023, nga Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin se katër zyrtarë policor të cilët ishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të Autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi. Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Inspektorati Policor i Kosovës shpesh po ndërmerr veprime drastike ndaj policëve të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe shtatë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.