Lajme

Millakët i zë sherri me Vishajt, tentojnë ta sulmojnë 27-vjeçarin me drapër

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Një mosmarrëveshje ka ndodhur dje në kafenenë ‘N’Lagje’ në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, ku dy anëtarët e familjes Vishaj dyshohet se janë kapur me dy anëtarët e familjes Millaku.

Sinjali mëson se Vishajt kanë tentuar që me një mjet pune [drapër], të sulmojnë 27-vjeçarin, por gjithçka ka përfunduar pa pasoja serioze.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar, si dhe në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e 27-vjeçarit dhe familjarit të tij.

Me urdhër të prokurorit, dy anëtarët e familjes Vishaj janë dërguar në mbajtje dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.