Lajme

E thirri dhe u ankua për gruan, dhëndrrin e rrah keq ‘baballaku’

Ankesa e dhëndrit nga Vushtrria për gruan e tij nuk shkoi mirë. Ai e pësoi keq pikërisht nga babai i gruas.

Më datë 3 korrik rreth orës 20:00, burri nga fshati Gojbule derisa kishte qenë me veturë duke u kthyer nga miqtë e tij me gruan e tij dhe djalin e tyre 13 muajsh, gjatë rrugës gruaja e tij e kishte qortuar fëmijën i cili kishte filluar të qajë.

Kështu burri e ka ndalur veturën dhe e thirri në telefon babain e gruas, i cili menjëherë ka arritur atje.

Siç ka deklaruar ankuesi, derisa ka tentuar të bisedojë me vjehrrin, ai kishte filluar ta godasë me grushta në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Përveç kësaj, siç thonë burimet e Indeksonline, ai dyshohet se është kërcënuar.

Kështu i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar