Kryesore

Ky është burri që i rrahu tre vëllezër për një rast të vjedhjes, përfundon në ndalim policor

Të martën në mbrëmje janë arrestuar tre persona në Rahovec, nën dyshimet se janë përfshirë në një përleshje fizike, duke sulmuar njëri-tjetrin për shkak të një konflikti verbal. I dyshuari kryesor e ka sulmuar edhe vëllain e dy të dyshuarve të tjerë dhe për pasojë tashëm ndodhet në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit për këtë rast janë Shpejtim Krasniqi, si dhe dy vëllezërit Edmir dhe Mergim Krasniqi.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur ën fshatin Denjë, ku fillimisht i dyshuari kishte sulmuar viktimën, e më pas kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku ia ka rrahur edhe dy vëllezërit e tij.

Këta të fundit, janë përfshirë po ashtu në përleshje, motiv i së cilës dyshohet të jetë një rast i vjedhjes që ka ndodhur së fundmi.

Si pasojë e përleshjes, dy vëllezërit e dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë dhënë deklaratë për atë që ka ndodhur, ndërkaq i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një fjalosje ishin përleshur fizikisht duke e sulmuar njëri tjetrin, ndërsa njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht edhe viktimën mashkull kosovar vëlla i dy të dyshuarve tjerë. Dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.”, ka njoftuar Policia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.