“Isha në pushime me të dashurin”, lajmërohet vajza që u raportua e zhdukur në Prishtinë
Rastet kur vajzat largohen nga shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë jetesën në vende e me persona tjerë janë të shpeshta. Familjet e tyre janë ato që shqetësohen dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur vajzat, me frikën që mund të keqtrajtohen, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një person ka raportuar se rreth dy javë më parë, vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dinë gjë për fatin e saj.
Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme, vajza është paraqitur në stacion policor ku ka deklaruar se gjatë kohës kur nuk dihej për vendndodhjen e saj, ajo gjendej me pushime në Shqipëri.
Po ashtu ka njoftuar se tashmë do të vazhdojë jetën me të dashurin e saj dhe për këtë do t’i vë në dijeni edhe prindërit e saj.