Lajme

39-vjeçari i dehur gjendet i përgjakur në mes të rrugës, dërgohet me urgjencë në spital

Konsumimi i tepërt i alkoolit, bën që shpeshherë konsumuesit të humbin kontrollin mbi veprimet e tyre. Po ashtu, në shumë raste ata përfshihen në telashe me persona të tjerë, e madje nuk janë të rralla as konfrontimet fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Prizren, ku një person është gjetur i gjakosur në rrugën ‘Edit Durham’ në orët e hershme të mëngjesit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 39-vjeçari është dërguar atje me urgjencë dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka lëndime të lehta në pjesën e kokës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës, i cili ka pohuar se derisa ishte në një lokal bilardoje dhe duke pirë alkool, është sulmuar nga disa persona.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të rastit,

Me urdhër të Prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.