Lajme

Tentim vrasja e dy personave në Pejë, ky është 45-vjeçari që u arrestua pas një muaji në arrati

Pas rreth një muaji në arrati, Policia ka arrestuar edhe personin tjetër të dyshuar për tentim vrasjen që ndodhi më 13 qershor, në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’ në Pejë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Henri Dedën, i cili bashkë me të birin, Davidin, po hetohen për këtë rast.

I dyshuari Davidi ka rënë në prangat e Policisë ditën kritike, ndërsa babai i tij, Henri, ishte arratisur, deri më sot, kur u kap nga Policia.

Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur edhe Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 03.07.2023, ёshtё identifikuar lokacioni dhe ёshtё arrestuar i dyshuari: H.D. i lindur me 1978 mashkull/Kosovar.

Pasi qё hetuesit e kanё intervistuar tё dyshuarin nё prezencën e avokatit mbrojtës, nё konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48- orё.“

Dy viktimat që mbetën të plagosur janë të moshës 26-vjeçare, teksa si pasojë e përleshjes kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ky rast është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.