E rëndë: Vdekje e dyshimtë në QKUK, 68-vjeçari nga Mitrovica ndërron jetë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një person ka vdekur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë me dije burimet brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se bëhet fjalë për një 68-vjeçar, për vdekjen e të cilit familja e ka njoftuar Policinë.
Sinjali mëson se i ndjeri ishte nga Mitrovica dhe ende nuk ka informacione të tjera për vdekjen e tij, e cila sipas informacioneve të para është cilësuar si e dyshimtë.
Të njëjtat burime thonë se Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe së shpejti pritet të zbardhen rrethanat e rastit.