Nëna e policit që u rrëmbye: Fort jam gëzu që erdhën, ishallah s’i qet Zoti në kurth më kurrë
Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, më 14 qershor, tensionoi edhe më shumë raportet midis Kosovës e Serbisë.
Pas 12 ditëve arrestim, tre policët kosovarë që u mbajtën në paraburgim në Serbi u liruan për t’u rikthyer përsëri pranë familjes së tyre, teksa u pritën edhe nga kolegët.
Për lirimin e Sefit, Shemës e Zekës, nëna e këtij të fundit shprehi gëzimin e saj teksa pati edhe një urim.
“Fort jam gëzu që erdhën, për tret se jo veç për temin. Shyqyr që erdhën mirë e erdhën shënosh, ishallah Zoti jau jep të marën, ishallah si qetë Zoti në kurth më kurrë”, tha nëna e policit, Rifat Zeka për Tëvë1.
Kështu u prit lirimi i policit Rifat Zeka nga nëna dhe shokët e tij
Posted by Tëvë on Tuesday, 27 June 2023