Lajme

Fadil Nura u hakmerret banorëve që nuk e votuan në zgjedhje

Rruga Tahir Hasani në Skenderaj ndodhet 1.5km larg sheshit “Adem Jashari” dhe rreth 2.2km larg objektit të komunës ku çdo ditë hyn dhe del Fadil Nura, transmeton portali rajoni.org.

Sipas Diamant Bajrës i cili në rrjetin social “facebook” ka thënë se për rrugën në fjale janë në pyetje 150m rrugë që pushteti aktual vazhdon me injoru me arsyetimin se po presin “përmirësimin e kushteve klimatike”, që më tepër se një vit.

“Sot kalova kah objekti i komunës, nuk pash as shi e as borë e as re të zeza, të cilave po ua kanë frikën me i fillu punimet”, ka shkruar ndër të tjera ai./Rajoni.org/