E tmerrshme: Kjo është gjendja në lagjen ku vdiqën nëna me djalin, pamje nga Peja
Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali.
Në lagjen “Asllan Qeshme” ku ndodhi ky rast tragjik gjendja edhe sot është e rënduar.