U nisen për pushime në vendlindje, vdesin në aksident – Historia e dhimbshme e familjes Pacolli
Aksidenti tragjik që ndodhi në Shkup, meqë rast një veturë nga Kosova ra në lumin Lepenc, preki zemrat e shumë personave, raporton Gazeta10.
Vetura në të cilën ishin brenda, tre anëtarët e familjes Pacolli, ra në lum pasditen e së shtunës. Kërkimet për gjetjen e tre trupave, vazhduan deri dje në pasdite. Kur, kësaj tragjedie edhe i erdhi fundi.
Trupat e kërkim shpëtimit e gjetën veturën dhe tre trupat e pajetë, prindërit dhe djalin 15-vjecar brenda saj.
Kësaj fatkeqësi i shpëtoi, djali i madh i familjes, i cili kërceu nga vetura në momentin që ndodhi aksidenti, shkruan Gazeta10.
Aksidenti kishte ndodhur sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kur një veturë me targa të Shkupit kishte hyrë në tejkalim dhe kishte përplasur veturën brenda cilës ishte familja Pacolli.
Kjo bëri që vetura e tyre të bie në lum.
Policia dje arrestoi të dyshuarin e përfshirë në këtë aksident dhe iu caktuar masa 48 orë ndalim./Gazeta10