Konflikt familjar në Prishtinë, vëllai i hyn “dajak” vëllait- I rrahuri i hakmerret duke ia dëmtuar veturën
Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Prishtinë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit fillimisht kanë pasur një konflikt verbal, që ka eskaluar në dhunë fizike, ku njëri prej tyre e ka sulmuar tjetrin, duke i shkaktuar lëndime. Ky i fundit, në shenjë revolte, i ka shkaktuar dëme veturës së vëllait dhe për pasojë të dy janë futur në sherr.
Nëna e tyre është detyruar ta denoncojë incidentin në Polici, me ç’rast dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Dëmtim prone”.