Fun

Gratë serbe ‘maraklike’ për shikim të filmave porno të dytat në Europë: Këto kategori i dashurojnë më shumë

Rreth 38 për qind e femrave në Serbi shikojnë rregullisht filma për të rritur, duke qenë kështu të dytat në Evropë, sipas një sondazhi të ri të faqes porno më të famshme në botë “Pornhub”.

Gratë nga Serbia thanë se më së shumti kërkojnë përmbajtje pornografike me meshkuj të moshuar dhe të pjekur. Por, sipas hulumtimeve, atyre u pëlqen “t’u hedhin një sy” edhe filmave të kategorive “lesbike”, “treshe”, dhe me “penis të madh”.

Maqedonaset kanë të njëjtën shije, ndërsa gratë nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Sllovenia dhe Hungaria kërkojnë filma në të cilët shkëmbehen pasionet mes grave në “Pornhub”.

Është veçanërisht interesante që 12 për qind e femrave serbe shikojnë filma porno me partnerin e tyre, ndërsa 17 për qind e tyre, siç thonë ato, i shohin për të parë se çfarë pëlqejnë meshkujt, por edhe për të pasuruar aftësitë e tyre, shkruan Kurir.

Psikiatri dhe seksologu, Jovan Mariq thotë se nuk është aspak i befasuar që femrat serbe janë në krye të Evropës për shikimin e pornografisë, sepse si komb “kemi potencial të jashtëzakonshëm seksual”.

“Niveli i testosteronit tek meshkujt dhe i estrogjenit tek femrat në Serbi është jashtëzakonisht i lartë dhe për këtë arsye ne jemi shumë më seksualë dhe kemi një epsh më të lartë se shumica e kombeve në botë. Kjo do të thotë se femrat serbe sigurisht që janë më të prirura për seks sesa femrat në Evropën Perëndimore, dhe gjithashtu kanë nevojë për orgazëm të përditshëm”, thotë Mariq, duke shtuar se filmat porno më së shumti shikohen nga femrat e moshës së mesme.

“Zonjave u pëlqen më së shumti të shikojnë aktore të moshës së tyre dhe të partnerëve të tyre, të cilët, ashtu si ato, nuk janë më në kulmin e rinisë. Ata identifikohen me njëri-tjetrin dhe kënaqen shumë duke parë disa nga bashkëmoshatarët e tyre duke bërtitur, përjetojnë orgazma dhe shijojnë seksin”, shpjegon ai.

Me të pajtohet edhe psikologia, Aleksandra Jankoviq. Sipas saj, dihet se femrat në Serbi pëlqejnë meshkujt me përvojë dhe të pjekur dhe pikërisht për këtë kërkojnë më së shumti atë kategori të përmbajtjeve pornografike.

“Grave serbe u pëlqen siguria, pjekuria, dituria, shkathtësia, ndaj kërkojnë një mashkull të tillë dhe shikojnë në film për të forcuar dashurinë dhe jetën e tyre seksuale. Për t’i bërë ato të ndihen më të sigurta. Duke parë porno, shumë femra duan të shohin se si e bëjnë këtë profesionistët, në mënyrë që, për shembull, të pasurojnë njohuritë e tyre, të rifreskojnë marrëdhënien e tyre, por edhe të shohin se çfarë i tërheq më shumë meshkujt”, thekson Jankoviq.

Seksologu dhe urologu Dr.Aleksandar Millosheviq thotë se femrat në Serbi kanë të njëjtat nevoja si meshkujt, por se më së shumti shikojnë pornografi në fshehtësi.

“Të dyja gjinitë kanë nxitjet, nevojat, dëshirën e tyre për të masturbuar dhe përjetuar orgazmë. Është pjesë përbërëse e çdo marrëdhënieje. Sigurisht që ka femra që duan diçka ndryshe dhe për të cilat është thjesht “fetish” të shikosh përmbajtje pornografike. Vetëm se ato, ndryshe nga pjesa më e madhe e meshkujve, e bëjnë këtë fshehurazi. Sigurisht që masturbimi është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm dhe këtë duhet ta dinë sidomos vajzat e reja, sepse do të jetë shumë më e lehtë të relaksohen”, thotë Millosheviq, i cili gjithashtu ka treguar se pesë për qind e femrave nuk përjetojnë kurrë orgazëm.

Çfarë kërkojnë femrat serbe në “Pornhub?”

Burra të moshuar

Lesbiket

Treshe

Burrat me organ gjenital të madh

Cilat femra shikojnë më shumë pornografi në Evropë?

Gratë moldave

Serbet

Sllovaket

Estonezet

Lituanezet

Malazezet

Maqedonaset

Hungarezet

Boshnjaket

dhe kroatet