Nxirret në sipërfaqe vetura BMW me targa të Kosovës – konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda (VIDEO)
Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc.
Vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj janë konfirmuar dy trupa njerëzish. Për trupin e tretë nuk ka konfirmim.
“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha gazetari në edicionin e lajmeve.
Klan Macedonia ka publikuar fotografi të “BMW” e cila është nxjerrë në sipërfaqe.