Kryesore

Nesër në Bruksel mbahet takim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Grupi Punues i Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian do të mblidhet të mërkurën në Bruksel për të diskutuar çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Mbledhja dy-ditore do të mbahet më 8 dhe 9 nëntor.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndodhet në pikën tre të rendit të ditës së Grupit Punues.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi e kishte paralajmëruar këtë takim më 14 tetor.

“Ashtu që të arrihet konsensus, për të shtyrë përpara procesin në mbledhjen e ardhshme të grupit punues për viza, që mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti”, kishte thënë Bislimi për REL.

Ndërkaq, javën e kaluar, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se shpreson që vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të merret në “mbledhjen e radhës” të Grupit Punues.