Lajme

Këta janë tre policët kosovarë të kidnapua nga policia serbe (Foto)

Tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga ata serbë brenda territorit të Kosovës.

Sipas policisë, tre zyrtarët ishin duke bërë patrullim në një pikë statike, ndërsa kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur.

Ata kanë kërkuar asistencë ndërsa me të arritur, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe policët.