Argëtuese

99-vjeçari që vozit veturë, e do shpejtësinë dhe do t’iu shkrijë me humorin e tij

Ka 99 vjet. Por, kjo moshë nuk po e ndalon të praktikoi atë që do më së shumti, vozitjen.

Kjo, edhe falë shëndetit të mirë. Muharrem Behluli nga komuna e Shtimes, veturat i ka pasion të madh.

Gazetare: Egzona Shahini

99-vjeçari nuk hezitoi të tregoi që shpejtësinë e do shumë dhe për këtë disa herë i është rrezikuar leja e vozitjes. Po ashtu, të gjitha paratë që ai merr si pensionist i shpenzon në veturë.