Lajme

85-vjçari në Prishtinë se lë rehat ish-bashkëshorten e tij, e kërcënon vazhdimisht

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se një 85-vjeçar për një muaj rresht ka shqetësuar dhe ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.

48-vjeçarja si zgjidhje ka parë që të denoncojë rastin në Polici, ku para hetuesve ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të moshuarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.