Lajme

7 tunele e 3 ura duhen kaluar për të arritur te villa milionëshe e Radoiçiqit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës sot regjistroi një tjetër operacion policor të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për bastisjen në restorantin e bashkëshortes së kriminelit Milan Radoiçiq dhe vetë villën milionëshe të këtij të fundit.

Gazetari i lajmi.net, Shkumbin Kajtazi raportoi nga vendi i ngjarjes, ndërsa përshkroi rrugën deri te villa.

Siç edhe mund ta shihni, për të shkuar deri në atë pjesë, duhen kaluar shtatë tunele.

Jo vetëm kaq. Tri ura gjithashtu. Dhe si zakonisht, rrugët e vështira të dërgojnë në destinacionet më të bukura. Kështu zgjodhi edhe Radoiçiq.

Udhëheqi i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit është një lloj perandori në krahasim me serbët e veriut, duke parë mënyrën se si jeton.

Për më tepër, ndiqeni videon