Lajme

55-vjeçari në Prizren ia vë flakën vetes brenda veturës, dyshohet për vetëvrasje

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku një 55-vjeçar po dyshohet se i dha fund jetës, duke ia vënë flakën vetes derisa ndodhej brenda veturës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast është bërë e ditur se viktima u gjet i djegur në veturën që u bë shkrumb e hi dhe sipas informacioneve të para, dyshohet për vetëvrasje.

Viktima e këtij rasti tragjik është Sh.K., nga fshati Jeshkovë i Prizrenit.

Njoftimi i Policisë:

Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë.

Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën. Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar. Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë“ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.