Lajme

48 vjeçari që u vra në Kaçanik ishte veteran i UÇK-së

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje mbrëmë në Kaçanik. Një 48-vjeçarit me inicialet N.C., u vra me breshëri plumbash nga persona të panjohur, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.

Sipas policisë, viktima ishte gjetur pa shenja jete në automjetin e tij.

Nusert Cena është persona që u vra nga persona të panjohur, shkruan Insajderi.

Cena ishte edhe veteran i UÇK-së nga Kaçaniku.