4-vjeçari përpinë monedhën, dërgohet në QKUK
Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica, kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth duke i rrezikuar seriozisht shëndetin.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, fëmija u shtri në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Ku aty u morën masat e nevojshme dhe përmes metodave endoskopike, fëmijës ia larguan monedhën metalike nga lukthi.