Lajme

35-vjeçari që u gjet i vdekur në vendin e punës ishte raportuar i zhdukur nga gruaja e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Lataj nga fshati Carrabreg i Deçanit. Djali i familjes, Jetoni, u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në objektin e ish-fabrikës së baterive në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bashkëshortja e tij gjatë ditës së djeshme e kishte raportuar në Polici si të zhdukur Jetonin, tashmë të ndjerë, pasi që i njëjti nuk ishte përgjigjur në telefonatat e saj.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.