Lajme

33-vjeçarja nga Vushtrria në hall me ish të partnerin, e përcjellë dhe e ngacmon – ajo e çon në polici

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Vushtrri, ku një grua e ka denoncuar në Polici burrin me të cilin kishte nisur lidhje dashurie, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima e ka denoncuar të dyshuarin i cili është nga Podujeva, duke deklaruar se nuk po e lë rehat që kur ajo ka vendosur ta ndërpres raportin mes tyre për shkak se i ai vjen nga fshati i njëjtë ku jetonte ish burri i saj.

Kjo situatë e ka rënduar viktimën dhe ka vendosur që të mos ketë kontakt me të, por ky i fundit ka vazhduar që ta ngacmojë, e madje edhe e ka përcjellë në vazhdimësi, duke i shkaktuar frikë se mund t’i ndodhë diçka.

Këto raste, sipas deklaratë së viktimës kanë qenë të shpeshta, prandaj ajo ka vendosur ta njoftojë Policinë, ku kërkoi ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim”.