30 vjeçarja e rrah nënën e saj, kjo e fumdit e çon në polici
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Shkak për sjelljet e tyre agresive, shpeshherë bëhet abuzimi me substanca narkotike e pije alkoolike.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar në Polici vajzën e saj 30-vjeçare.
Bazuar në dëshminë e saj, e bija në mënyrë të vazhdueshme ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj dhe për këtë arsye e kishte denoncuar edhe në parë në Polici.
30-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Më pas, 63-vjeçarja ka njoftuar Policinë se në dhomën e vajzës së saj ka gjetur një substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar nga njësia policore.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet për dy vepra penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.