28 vjeçari e rrah të dashurën 17 vjeçare, e godet me “shrafciger”
Korrespodenti20 Prill, 2023 – 16:28
Vajzat e mitura në shumë raste krijojnë lidhje dashurie e raporte intime me persona të moshave madhore. Këta të fundit shpesh herë dinë të jenë agresivë e të ushtrojnë dhunë në forma të ndryshme ndaj minoreneve.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Podujevës, ku një person dyshohet se ka rrahur brutalisht të dashurën e tij 17-vjeçare.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e mitura ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndime që mori si pasojë e dhunës.
Po ashtu ajo ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë dhe në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar. Bazuar në dëshminë e saj, i dashuri i saj e ka rrahur duke e goditur me shufër metali e kaçavidë.
28-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.