Lajme

200€ për një votë, KE reagon për votat që i bleu Vuçiq nga serbët e Kosovës

Qeveria e Kosovës nuk lejoi që zgjedhjet e Serbisë të mbahen në territorin e Kosovës pa një kërkesë të drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar. Kështu, më 17 dhjetor, serbët nga Kosova – disa të organizuar me autobusë, e disa me makina private – votuan në qytetet kufitare të Serbisë: Kurshumli, Rashkë, Vranjë dhe Tutin. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të Serbisë, të drejtën e votës në këto qytete e shfrytëzuan 23.878 votues nga Kosova, ose rreth 25 për qind e atyre me të drejtë vote, shkruan Gazeta Neutral.

Por siç duket, dalja e serbëve në zgjedhje, po del që nuk ishte me vullnet të plotë.

Siç merr vesh Gazeta Neutral nga burimet e veta, serbët e Kosovës janë paguar 200 euro për person për të shkuarr për të votuar Aleksandër Vuçiq.

Sipas të të njëjtit burim, vetëm nga Komuna e Gjilanit tetë persona kanë udhëtuar drejt Serbisë për të votuar.

E për këtë, kanë reaguar edhe nga Komisioni Evropian.

Sipas burimeve, KE ka parashtruar një ankesë dhe kërkesë për të nisur hetimet për korrupsion dhe zgjedhje të manipuluara në Serbi.

Gati 72 për qind ose rreth 17 mijë prej tyre votuan listën “Serbia nuk duhet të ndalet”, e udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përqindje të ngjashme të mbështetjes nga serbët e Kosovës përmendi edhe vetë Vuçiq, mbrëmjen e 17 dhjetorit.

Sipas të dhënave të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Lista zgjedhore “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë” mori rreth 9 për qind të votave të votuesve nga Kosova, ndërsa lista “Serbia kundër dhunës” 4.36 për qind.