19 vjeçarja ‘papritur’ shtatzënë, lind pasi shkon në tualet
Në qytetin anglez Braintree, një 19-vjeçare papritur është bërë nënë për herë të dytë.
Faye White mbau fëmijën për nëntë muaj, por e kuptoi këtë vetëm kur këmba e foshnjës i doli teksa kryente nevojat në tualet, transmeton Indeksonline.
White thotë për ‘Kennedy News dhe Media’ se bëri jo më pak se gjashtë teste shtatzënie dhe të gjitha ishin negative.
Cikli i saj menstrual ishte gjithashtu normal dhe fëmija nuk dukej kurrë qartë. Në këtë mënyrë, ishte një shtatzëni ndryshe nga ajo e para, me djalin e saj 2-vjeçar Brody-Chase