18-vjeçarja denoncon për dhunë personin me të cilin bashkëjetoi – s’ia di mbiemrin
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh herë konfliktet mes familjarëve kalojnë muret e shtëpive duke u dashur intervenimi i Policisë për të zgjidhur problemet. Por shpesh herë mosmarrëveshjet kalojnë në sulme të rënda fizike ndaj njëri-tjetrit.
Në Polici ka përfunduar së fundi një vajzë e re nga Fushë Kosova, e cila ka deklaruar se është viktimë e dhunës nga personi me të cilin bashkëjetoi për një muaj.
Sinjali mëson se 18-vjeçarja ka deklaruar se personit me të cilin bashkëjetoi ia di vetëm emrin dhe si rrjedhojë nuk ka arritur që ta identifikojë përmes të dhënave personale.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.
Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.