Lajme

17 të plagosur në Prishtinë – emrat e 8 prej tyre

17 persona kanë mbetur të plagosur në incidentin me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Të njëjtit janë pranuar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente.

Gazeta Insajderi nga burimet e saj pranë policisë, ka mësuar identitetin e 8 prej tyre.

Më saktë, bëhet fjalë për: Granit Hamiti (1990), Andi Pajaziti (1996), Kastriot Ramadani(1984), Lea Syla (2003), Aulona Alija (1989), Hysni Geci (1986), Agim Zeqiri (1978) si dhe Nue Nikqi (1979).

Insajderi do t’ju mbajë të informuar për rastin