Lajme

16 makina përfshihen në aksidentin e Fushë Kosovës, pesë autoambulanca i bartën të lenduarit (Pamje)

Një aksident zingjiror komunikacioni ka bllokuar hyrjen e Fushë Kosovës mëngjesin e sotëm.

Komandanti i autostradave, Skënder Sadiku ka thënë për indeksonline se në aksident janë të përfshira gjithsejt 16 makina.

“Janë të përfshira 16 makina gjithsejt. Nuk kemi ende raport për numrin e të lënduarve, por për ti bartur ata kanë intervenuar pesë autoambulanca. Në aksident janë të përfshirë edhe tre kamionë” ka thënë Sadiku.📸 Watch this video on Facebook https://www.facebook.com/share/v/DvjgqcpFzEhpsG8x/?mibextid=G4Q45F