Lajme

15 mijë euro i duhen ndihmë veteranit për trajtim mjekësor, ’10 kamca në kry’ pas lëndimit në punë – thotë se “Aurora Group” refuzoi ta kompenzoj dhe se e larguan nga puna

Veterani mitrovicas i UÇK-së, Bedri Hyseni është në gjendje të rëndë shëndetësore, për çka i duhet ndihmë që të shërohet jashtë vendit. 50 vjeçari i cili ka luftuar në Zonën Operative të Shalës, në Brigadën “141 Mehë Uka” ka nevojë që të kryej një ndërhyrje kirurgjike në kokë, shkruan “Veriu.info”.

Bedri Hysenit në një deklarim për Veriu.info ka bërë të ditur se për trajtimin shëndetësor të tij shpenzimet arrijnë deri në 15 mijë euro. Ai ka treguar që nëse arrin t’i siguroj mjetet financiare, trajtimin shëndetësor do ta bëjë tek mjeku Mentor Petrela në Tiranë.

Gjendja e tij vjen si pasojë e një lëndimi që ka pësuar në vendin e punës, sa ishte pjesë e Kompanisë “Aurora Group”.

Në një prononcim për “Veriu info”, Bedri Hyseni konfirmoi se lëndimi ka ndodhur në vendin e punës, ku ishte duke punuar për kompaninë “Aurora Group”.

Po ashtu, ai në prononcim për Veriu.info ka thënë se nuk iu është dhënë kompensim nga “Aurora Group” për lëndimin që i ka ndodhur në vend të punës dhe nuk i është paguar pushimi mjekësor, ku madje thotë se drejtuesit e kësaj kompania as që e kanë raportuar rastin në Inspektoratin e Punës.

Veterani Bedri Hyseni e ka dërguar në redaksinë e Veriu.info ankesën të cilë e ka bërë në Inspektorat të Punës, ku edhe shiheni gjitha pretendimet e tij, përmes së cilën ai ankohet se ka punuar për pesë (5) vite pa kontratë punë në “Aurora Group”.

Ai tregoi në detaje si ndodhi rasti, ku në momentin e ndodhjes së aksidentit nuk ka pasur mjete mbrojtëse të punës, në këtë rast helmet. Kjo pasi, kompania nuk ia ka siguruar ato.

“Unë kam qenë duku punuar tek kompania “Aurora Group”, me pronar Valdet Fejzullahu, në objektin e lartë banesor me investitor dhe punëkryerës “Aurora Group”, ku unë kam qenë ditën e aksidentit në punë dhe kam qenë duke demontuar shtyllat e metalit, kun ë ato momente nuk kam pasur helmet për mbrojtjen e kokës, sepse nuk na i kanë siguruar kompania”, thuhet në ankesën e Bedri Hysenit të bërë në Inspektorat të punës, e të cilën ai ia ka prezantuar gazetës Veriu.info.

Hyseni aty përmend edhe disa kolegë të punës të cilët ishin të pranishëm në momentin e aksidentit. Më tej, në ankesën e tij adresuar Inspektortit, tregon se si e kanë ndihmuar kolegët e punës, të cilët ia kanë mbështjellur kokën me bluzë për t’ia ndalur gjakderdhjen, ku më pas edhe e ka qepur kokën në spitalin e Bajrit.

Në ankesën e tij thuhet se ai me datën 13 tetor, u kthye në punë tek Kompania “Aurora Group” ku edhe vendosi të kërkoi kompensim të dëmit, po që kërkesa e tij u injorua nga drejtuesit e kompanisë.

Ndër të tjera, ai zbuloi edhe disa shkelje të tjera brenda kësaj kompanie, siç janë mbajtja e punëtorëve pa kontrata, mos lajmërimi i tyre në ATK dhe punëtorë që nuk janë të kualifikuar të përdorin vinçin, /Veriu.info/

Ata që kanë mundësi ta ndihmojnë me mjete financiare për shërim mund të kontaktojnë në numrin e redaksisë së Veriu.info: 049317352 ose ta kontaktojnë direkt Bedri Hysenin nê numrin 049307177.